Lajme

Indi, vdesin dhjetë persona nga zjarri në një spitali COVID


Dhjetë pacientë kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në repartin e një spitali COVID-19 në shtetin indian perëndimor të Maharashtra.

Një zyrtar tha pёr mediat se nё momentin e shpёrthimit tё zjarrit ishin rreth 17 pacientë në repartin në qytetin Ahmednagar.

Pacientët e mbetur janë zhvendosur në një repart COVID-19 në një spital tjetër.

Zjarri është vendosur nën kontroll, teksa njё grup hetimor po punon pёr zbulimin e shkakut tё tij.

Ish-kryeministri i shtetit, Devendra Fadnavis, shkroi në Twitter duke bërë thirrje për “veprim të rreptë” kundër përgjegjësve.

Kryeministri Narendra Modi gjithashtu shkroi në Twitter për të shprehur ngushëllimet e tij për të ndjerёt, duke shtuar se “të plagosurit mund të shërohen shumë shpejt”.

Incidenti është i fundit në një varg zjarresh vdekjeprurëse në spitale në të gjithë vendin.

Në maj, kur vendi po luftonte me një rritje shkatërruese të rasteve të coronavirusit, një zjarr në një repart COVID-19 në Indinë perëndimore vrau po ashtu 16 pacientë.

Zjarri, i cili shpërtheu në spitalin Patel Welfare në qytetin Baruch, vrau gjithashtu dy anëtarë të stafit.

Një muaj më parë, 13 të tjerë u vranë kur një zjarr tjetër shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv në periferi të Mumbait.

Incidentet i kanë lënë fajin mirëmbajtjes së dobët të makinerive, keqfunksionimit të pajisjeve dhe mungesës së pajisjeve të duhura zjarrfikëse.

India përjetoi një valë të madhe infeksionesh COVID-19 në fillim të vitit 2021, duke kaluar kapacitetet e spitaleve në të gjithë vendin.

Rastet kanë rënë që atëherë mes një fushate të përhapur vaksinimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore