Bota

Indi/Zjarr nё spital, vdesin 18 persona


Njё zjarr vdekjeprurës ka shpërthyer në një repart tё Covid-19, ndërsa India bëhet vendi i parë që ka më shumë se 400 mijё raste në një ditë.

Zjarri nё Indinё perёndimore vrau 18 pacientё, teksa vendi po pёrballet me shpёrthimin mё tё keq nё botё, tё valёs sё dytё sё coronavirusit.

Ai shpёrtheu nё katin e parё nё repartin e kujdesit intensiv të Spitalit Welfare nё Patel dhe u shua brenda njё ore. Shkaku ndёrkohё ёshtё duke u hetuar.

Ngjarja u rregjistrua rreth mesnatёs, nё qytetin Bharuch, 185 kilometra nё veri tё qytetit kryesor tregtar tё shtetit, Ahmedabad.

“Gjashtëmbëdhjetë pacientë dhe dy anëtarë të stafit vdiqёn. Dymbëdhjetë prej tyre për shkak të zjarrit dhe tymit”, raporton Al Jazeera.

Hetimi paraprak tregon se zjarri u shkaktua për shkak të një qarku të shkurtër.

Një zyrtar i qeverisë shtetërore, tha se flakёn e filloi rrjedhja e një bombol oksigjeni në njësinë e kujdesit intensiv.

Kanalet lokale të lajmeve treguan pamjet e një reparti spitalor të shkatërruar plotësisht.

“Tridhjetë e një pacientë të tjerë u shpëtuan nga punonjësit e spitalit dhe zjarrfikësit. Gjendja e tyre ishte e qëndrueshme”, shkruan Al Jazeera.

India vendosi të shtunën një tjetër rekord ditor global me rreth 401 mijё raste të reja, duke e rritur numrin nё më shumë se 19.1 milionё persona tё infektuar.

3 mijё e 523 persona të tjerë vdiqën në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e pёrgjithshёm tё viktimave në 211 mijё e 853, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se të dyja shifrat janё mё pak se numrat realё.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore