Lajme

IKSHPK thirrje qytetarëve që t’i bartin maskat


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në Kosovë sërish janë shënuar shifra alarmante të COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), duke apeluar tek qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatmirësisht sot nuk është raportuar  asnjë rast i vdekjeve nga kjo sëmundje!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjithashtu, nga IKSHPK-ja është theksuar se ka tendencë të rritjes së rasteve ditëve në vijim.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.

Një mjek në Kliniken Infektive. Foto: Albanian Post.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

Një tjetër apel nga ky institute është vazhdimi i vaksinimit me tri dozat anti-COVID.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç”.

Duke shtuar se edhe “me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

Të premten e 15 korrikut, në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 219 raste pozitive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore