Lajme

“I kemi 49 nënshkrime”, Tahiri për mocionin: S’e rrëzojmë Kurtin me votat e Listës Serbe


Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një intervistë për “Klan Kosova”, duke folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, që është artikuluar që një kohë nga parti ka thënë se janë mbledhur 49 nënshkrime të deputetëve, duke shtuar se nuk i dëshirojnë nënshkrimet e Listës Serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvend.

“Si Aleancë, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 42 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime, pa Listën Serbe” tha Tahiri.

Për shkak se, pohon Tahiri “ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”.

“Ne i kemi 49 nënshkrime. Sikur ta kishim të nënshkruar (mocionin), si mekanizëm që mund të aktivizohej, mendoj që do t’i ndihmonte shumë më shumë në korrigjimin e qeverisë, pasi Albin Kurti nuk jep dorëheqje”, potencoi ai.

Nuk pres dorëheqje të tij, theksoi Tahiri “dhe për këtë arsye bashkërendimi i opozitës në raport me tema – s’po them që ta kthejmë PAN-in, mirëpo për ta kthyer platformën e opozitare të partive dhe të gjithë njerëzve që mendojnë që kjo rrugë nuk është e mirë”.

Ndryshe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas takimit që kjo parti ka realizuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe atyre të mediave për të diskutuar për situatën e rëndë në Kosovë, tha se vendi gjendet në një situatë jo të lehtë, pas masave ndëshkuese që ka pranuar nga Bashkimi Evropian për situatën në Veri.

Takimin me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe atyre të mediave, Haradinaj, e ka cilësuar si mjaft të mirë ndërsa tha se konkluzioni i këtij takimi ishte që nuk duhet heshtur para situatës në të cilën gjendet vendi.

“Kishte kërkesë që opozita të bashkëpunojë më shumë në mes vete dhe të mos heshtim dhe të përballemi me gjendjen. Ishte një dëshirë e të gjithëve që të kthehemi në normalitet”.

Haradinaj ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme AAK-ja do të zhvillojë diskutime edhe me pjesëmarrës të tjerë nga jeta publike e ekspertë të ndryshëm.

Haradinaj pas diskutimit me shoqërinë civile dhe mediat: S’do të heshtim para situatës së krijuar në vend

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore