Bota

Hungaria fillon vaksinim me Sputnik V


Qeveria Hungareze tha se më datë shtatё të këtij viti do të fillojë vaksinimi me rreth 40 mijë vaksinat ruse Sputnik V.

Sipas burimeve, Hungaria ka porositur 2 milionё doza për tre muajt te ardhshëm.

Hungaria është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka miratuar vaksinën Sputnik V të zhvilluar nga Rusia.

Po ashtu shteti ka porositur i pari dhe milionё doza tё vaksinёs Sinopharm.

Pёrdorimi i kёsaj vaksine do tё fillonte nё fund tё kёtij muaji, sipas autoriteteve hungareze.

Nga ana tjetër, revista mjekësore The Lancet ka raportuar në fillim të këtij muaji efektivitetin e Sputnik V kundër Covid 19. Sipas Lancet, vaksina rezultoi 91.6%.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore