Lajme

Kurti udhëton prapë, shkon po prapë në Vjenë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë ku do të marr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

“Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën  “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”, thuhet në njoftimin e qeverisë për media.

Kjo është vizita e dytë e Kurtit brenda më pak se një muaji në Austri.

Më 14 nëntor, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, duke deklaruar se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon prej 10.7 për qind.

“Ekonomia e Kosovës është duke u rritur shpejtë, për çka është me rëndësi demokracia jonë po forcohet, kemi ardhur më pranë tek aspiratat tonë demokratike”, tha Kurti.

“Jam shumë i kënaqur që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor i kanë nënshkruar tri marrëveshje të rëndësishme në Berlin. Marrëveshjet shpejtë pritet të ratifikohen nga Kuvendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ai.

Kurti, bëri të ditur se ka kërkuar që Forumi Ekonomik i radhës të mbahet në Prishtinë.

“Në misionin ekonomik austriak janë projektet e energjisë së Kosovës dhe këtu kemi biseduar me zotërinë Kërçevën që Forumin Ekonomik të radhës të e mbajmë në Prishtinë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i ekzekutivit kishte folur edhe për energjinë e ripërtëritshme.

“Strategji kyçe është dekarbonizimi dhe rritja e efiçiencës, si dhe mbrojtja e konsumatorit. Derisa nga 2031 ne do të ndërtojmë 400 megavat energji nga era që është 35 % të prodhimit të energjisë në Kosovës”.

Gjithashtu, përmendi edhe rritjet që ka shënuar Kosova në aspektin e drejtësisë, duke u ngritur për 17 vende më të lartë.

“Jemi përmirësuar për 17 pozita, edhe në luftën ndaj korrupsionit sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq për rritjen ekonomike në Evropën Juglindore ai tha se mund të arrihet më së shumti me demokratizimin e qeverive dhe të vlerave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore