Sport

Hazard në planet e skuadrave angleze për janarin


Disa klube angleze kanë shfaqur interes për rikthimin e Eden Hazard në Premier League gjatë muajit janar.

Aty bën pjesë ish-skuadra e tij Chelsea dhe skuadra e sapo shndërruar në më të pasurën në botë, Newcastle United.

Duket e vështirë që Real Madrid-i të lëshoj një futbollist si Hazard në mesin e sezonit, por kjo mund të varet nga futbollisti.

Situata e tij aktuale te klubi mbretëror nuk është fare e mirë, sidomos që nga ardhja e Carlo Ancelotti-t në stolin madrilen.

Para ndeshjes me Osasuna-n, Ancelotti tha diçka që definitivisht mund t’ia ndryshojë mendjen Hazard-it për të ardhmen e tij në “Santiago Bernabeu”.

“Problemi te Hazard nuk është forma e tij”, filloi italiani, “problemi i Hazard është se trajneri e preferon dikë tjetër para tij”.

“Ai duhet të punojë shumë”.

Duke parë zhvillimet, Chelsea dhe Newcastle po e përcjellin nga afër situatën, dhe po e presin janarin për t’u hedhur në sulm.

A do të vazhdojë Hazard në Madrid, apo do kthehet nga ku erdhi, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore