Jetesë & Stil

Harry dhe Markle bëhen prindër për herë të dytë, pranojnë urime e dhurata nga Familja Mbretërore


Duka dhe Dukesha e Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle janë bërë dje prindër për herë të dytë.

Çifti sollën në jetë një vajzë dhe procesi i lindjes përfundoi rreth orës 11:40 në një spital të Santa Barbaras.

Lilibet Diana Mountbatten-Windsor – është emri me të cilën dyshja, Harry dhe Markle, vendosen ta pagëzojnë vajzën e tyre të porsalindur.

Emri i vogëlushes ishte plot me domethënie.

Emri “Lilibet” u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu si me një lloj nofke, kur ajo ishte e re, ndërsa “Diana”, iu vu në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit.

Për lindjen e vajzës erdhi edhe një urim nga faqja zyrtare e Familjes Mbretërore, teksa Mbretëresha Elizabeth është shprehur:

“Urime Dukës dhe Dukeshës së Sussex në lindjen e Lilibet Diana! Mbretëresha, Princi i Wales, Dukesha e Cornwall, Duka dhe Dukesha e Cambridge janë të lumtur me këtë lajm. Lilibet është stërmbesa e 11-të e Madhërisë”

Edhe i vëllai i Princit Harry, Princi William bashkë me bashkëshorten e tij, Kate Middelton, kanë publikuar urimin e tyre.

“Ne jemi shumë të lumtur nga lajmi i ardhjes në jetë të bebes Lili. Urime Harry, Meghan dhe Archie”

Por kjo nuk është e tëra!

Së fundmi është mësuar se William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes.

Sipas “US Weekly”, sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes, i dërguan Lilit një dhuratë.

Dhurata nuk është zbuluar akoma, por gjithsesi vogëlushja dhe e ëma janë kthyer në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore