Lajme

Haradinaj i “frustruar” me PDK-në e LDK-në: Kurti e ka rrëzuar Kosovën


Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “T7”, ka thënë se nuk i kupton qëndrimet e kryetrarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të mos përkrahur mocion e mosbesimit të iniciuar nga vetë ai ndaj qeverisë së Albin Kurtit, duke shtuar se kryeministri Kurti “është në agjendë të Serbisë”.

“Albini këtë herë nuk e ka rrëzuar veten, por e ka rrëzuar Kosovën. Vetëm edhe na se kemi marrë vesh. Veç PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja se kanë marrë vesh – kur nuk po bashkohen në mocion – që ky e ra rrëzuar edhe Kosovën”.

Haradinaj nuk e di me siguri nëse do të ketë sukses mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, por se thotë se duhet që të bëhet pjesa e parë; bashkimi i opozitës.

“A do të ketë sukses mocioni? Ne do ta bëjmë pjesën e parë tonën, që t’i bindemi të tjerët – sepse ekziston mundësi që atëherë ne mund të komunikojmë me deputetët të pakënaqur të VV-së, apo komuniteteve, jo me Listën Serbe – për të kërkuar votë”, pohoi ai.

Nëse nuk bashkohet opozita, atëherë kreu i AAK-së pyet se si mund të “kërkojmë ne votë tek të tjerët kur ende ne tre nuk jemi dakord”.

“Kush është miku i Kurtit që të jetë mik i Kosovës. Nëse është një tregomani. Ka dalur edhe gjermani, për t’i hequr dilemat, i tha që je vetëm”.

“A është e vërtetë që askush nuk ka mbetur pa e ndëshkuar Kurtin, derisa edhe Edi Rama u detyrua që ta bëjë një gjë të tillë. Nëse të tjerët po, pse ne jo?”, potencoi ai.

Tutje, ish-kryeministri i Kosovës beson se kryeministri Kurti është i izoluar nga bota perëndimore, dhe duke pasur parasysh këtë, ai vlerëson se mocioni duhet që të jetë opsion.

“Kurtit përveç atyre që janë në dialog nuk takon njeri tjetër më, nuk ja hapë kush më telefonin, s’ka ministër të jashtëm që e takon më. Nëse është kështu, atëherë nuk mund ta paragjykosh dështimin e mocionit, vetëm nëse ke dyshime në veten”.

Veprimet e kreut të ekzekutivit kosovar, sipas Haradinajt janë “agjendë e Serbisë”.

“Cili njeri, shqiptar i Kosovës, apo i globit, kushdo qoftë, kur ta bënë matematikën që kryeministër i Kosovës e pruri situatën që mos na besojnë institucionet euroatlantike, atë që me 24 qershor e kanë bombarduar Serbinë, për sa javë rresht, cili njeri që e dinë që Albin Kurti e pruri punën me na dënu, me na ndëshku, me na dobësu – kujt i shërben kjo? Veç Serbisë”.

Po ashtu, ai beson se Kurti “ia ka bërë nderin më të madh Serbisë, dhe miqve të saj, por jo miqve të ShBA-së as aleatëve tanë, por krejt këto shërbime ia ka bërë Serbisë”.

“Si e merr ky shpërblimin prej serbëve unë nuk e di, çdo angazhim i tij që e ka sjellë këtë gjendje as Serbia nuk do të mund ta bënte, pa njërin e vetë në krye të Qeverisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore