Lajme

Hapen qendrat e votimit – Radoniqi: Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre


Në orën 07:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte paraparë, janë hapur qendrat e votimit në tërë territorin e Kosovës.

Ndryshe nga herë të tjera, kryetari Komisionit Qendror Zgjedhor, këtë herë ka votuar në qytetin e Pejës.

Kreshnik Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Unë dhe bashkëshortja ime e shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar. Qendra e votimit është hapë në ora 07:00 dhe i gjithë procesi shkoi në rregull”.

“Ftojë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Po ashtu ftojë të gjithë partitë politike që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar Radoniqi.

Ai gjithashtu, tha se uron të gjithë atyre që kërkojnë të zgjidhen sot shumë suksese.

Derisa ka siguruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të bëhen të ditura jo më larg se në mesnatë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore