Lajme

Hakerët rusë vazhdojnë sulmet kibernetike ndaj SHBA-ve


Pavarësisht konfrontimeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, në lidhje me sulmet kibernetike, hakerët rusë vijojnë fushatë e tyre kompromentuese.

Firma e sigurisë kibernetike me qendër në Kaliforni, RiskIQ Inc., tha në një raport të publikuar të premten e 30 korrikut, se kishte zbuluar më shumë se 30 serverë komandimi dhe kontrolli të përdorura nga kriminelët në internet.

Këto, për të dërguar urdhra në rrjete të kompromentuara ose për të marrë të dhëna të vjedhura, të lidhura me grupin e hakersave, i cili njihet si APT29 ose Cozy Bear.

Në korrik të vitit të kaluar, agjencitë qeveritare nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Kanadaja, thanë se APT29 ishte “me siguri” pjesë e shërbimeve të inteligjencës ruse.

Ajo u akuzua për hack-imin e organizatave të përfshira në zhvillimin e vaksinës COVID-19 dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

I njëjti grup u përfshi gjithashtu në hack-imin e Komitetit Kombëtar Demokratik të vitit 2016.

Ambasada ruse në Washington iu referua një deklarate të mëparshme, në të cilën u bëri thirrje gazetarëve që të ndalojnë “akuzat gjithëpërfshirëse” dhe tha se ishte e sigurt se diskutimet me SHBA-të lidhur me hapësirën kibernetike “do të përmirësonin sigurinë e infrastrukturës së informacionit të vendeve tona”.

Paralajmërimi

Presidenti Joe Biden paralajmëroi homologun rus, Vladimir Putin, për vazhdimin e hack-eve gjatë një samiti të 16 qershorit që erdhi pas disa sulmeve të profilit të lartë ransomware nga grupet kriminale të lidhura me Rusinë, përfshirë një që synonte Colonial Pipeline Co. që rriti furnizimet me karburant përgjatë Bregut Lindor.

Presioni amerikan ndaj Rusisë është përqendruar kryesisht në ndalimin e sulmeve ransomware, në krahasim me hackimin e lidhur me spiunazhin.

Biden tha pas samitit se Putini e kupton që SHBA-të do të përgjigjen nëse Rusia ndërhyn përsëri në zgjedhjet amerikane.

RiskIQ tha në raportin e tij se serverët që zbuloi mbetën aktivë dhe po vendosnin malware. Por studiuesit thanë se nuk kishin informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar se cilët ishin objektivat ose si po përdorej malware.

Firma e sigurisë tha se gjetja e aktivitetit të vazhdueshëm të APT29 ishte veçanërisht e dukshme në dritën e presionit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë mbi aktivitetet e saj të pretenduara të hacker-imit.

Gjatë samitit të 16 qershorit në Gjenevë, Biden tha se i siguroi udhëheqësit rus një listë prej 16 sektorësh, përfshirë shërbimet e energjisë dhe ujit, të cilat ai tha se duhet të jenë jashtë kufijve të hacker-ëve.

“Unë fola për propozimin që një infrastrukturë e caktuar kritike duhet të jetë jashtë kufijve të sulmit, me anë të kibernetikës ose ndonjë mjeti tjetër”, tha Biden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore