Teknologji

Google do të lansojë AI


Google ka njoftuar se po eksperimenton me inteligjencën artificiale (AI) në motorin e kërkimit të saj.

Microsoft integroi teknologjinë GPT-4 në motorin e kërkimit të Bing në fillim të këtij viti. Sistemi i ri i quajtur “Search Generative Experience” do të përdoret për të krijuar përgjigje të hapura ndaj pyetjeve.

Megjithatë, sistemi do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish dhe është ende në fazën eksperimentale.

How AI is powering a more helpful Google

Sipas një deklarate të shefit të kompanisë Google, Sundar Pichai, ata po “riimagjinojnë të gjitha produktet kryesore, duke përfshirë edhe shiritin e kërkimit”.

Kompania gjithashtu ka bërë të ditur se po zhvillojnë një chatbot të ri të quajtur “Bard” i cili do të jetë në gjendje të përgjigjet kërkesave me imazhe dhe tekst në gjuhën angleze në 180 vende dhe territore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore