Lajme

GLPS për 100 ditët e Qeverisë Kurti II: Performanca është 5.5 nga 10 shkallë


Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë konferëncës për media lidhur me temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Kurti II”, ka vlerësuar se performanca e përgjithshme e qeverisjes gjatë kësaj kohe “ka shënuar një shkallë prej 5.5 nga 10 në total”.

Ndërsa vlerësimi për fushën e dytë – integriteti i qeverisë, është vlerësuar me shkallën tetë.

Lirika Agusholli nga GLPS, ka thënë se në fushën e planiffikimit dhe koordinimit “ka shumë ngecje dhe nevoja për përmisim është e domosdoshme”.

“Këtë ne e vlerësojmë me 4 pikë punën e qeverisë në këtë drejtim marrë parasysh qe programi qeverisës është votuar nga qeveria rreth dy muaj pas marrjes së mandatit. Transparenca e përgjithshme, ne këtë drejtim qeveria ka shënuar një vlerësim me notë 6.5”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, Arbër Fetahu nga po i njëjti grup, ka thënë se Qeveria e Kosovës në këtë tre mujor nuk ka arritur t’i përfundojë shumicën e objektivave dhe masave ekonomike.

“GLPS e sheh me shqetësim që deri me tani vetëm 6 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e sektorit privat të prekur nga pandemia. Ajo qe e varfëron xhepin e qytetarëve është subvencionimi i kartonit të gjelbër për veturat me targa të huaja. Agjenda legjislative është tjetër ambicioze dhe afatet kohore nuk janë realiste. Kur krahasohet me agjendat legjislative të pesë vjetëve të fundit, Qeveria Kurti II ka numrin më të lartë të iniciativave të reja për të ndryshuar plotësuar ligjet”, është shprehur ai.

Ndërsa sa i përket performancës në këtë fushë, sipas Fetahut, qeveria mbetet e ngadaltë në ritmin e saj për të përmbushur agjendën legjislative 2021.

“Vetëm 14.5 për qind e agjendës legjislative është përmbushur ose iniciuar dhe do te jetë e pamundur të zbatohet tërësisht deri në fund të vitit”, ka thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore