Shqipëria

Gjykata e Lartë bëhet me 10 anëtarë, Meta dekreton një tjetër gjyqtare


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të mërkurën e 16 shkurtit ka dekretuar emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti.

Kreu i Shtetit i ka dhënë të drejtën për t’u bërë pjesë e Gjykatës me 10 anëtarë ku gjithsej duhet të ketë 19 anëtarë.

“Presidenti i Republikës, në mbështetje të Kushtetutës, dhe me vullnetin që Gjykata e Lartë të jetë sa më shpejt plotësisht funksionale me të gjithë trupën e nevojshme të saj, i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të vijojë punën me impenjim të plotë, të pandërprerë, me transparencë, me qëllim përfundimin pa vonesë të procedurave për plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë numrin e nevojshëm të gjyqtarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore