Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq


Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, teksa kanë njoftuar se personi është raportuar i zhdukur nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 10:00 Kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit”, kanë thënë nga kjo shoqatë.

Ata kanë shtuar se pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës “kemi arrit që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth orës 17:00”.

Edhe më herët gjatë ditës një person i moshës 54 vjeçare është gjetur i vdekur në Prishtinë, derisa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Lajmi për Albanian Post e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë”, tha fillimisht Ahmeti për AP.

Ajo bëri me dije se policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, “ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç”.

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, një 54 vjeçar gjendet i vdekur në banesë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore