Lajme

Gazetari kroat: Po më kërcënonin me vdekje – Ambasada ruse: Merre si të duash


Ambasada ruse ne Kroaci

Gazetari i medias kroate, Vecernji List, Hassan Haidar Diab, shkroi për luftëtarët çeçenë në Ukrainë në prill.

Ambasadës ruse në Kroaci nuk i pëlqeu raportimi për krimet e skuadrave çeçene. E kontaktuan me telefon dhe i thanë me ironi se kishte shkruar një “artikull të madh”.

Ata kërcënuan se do ta përkthenin tekstin e tij dhe do t’ia dërgonin direkt udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.

“E pyeta se çfarë do të thoshin me këtë, nëse po më kërcënonin me vdekje? Ata u përgjigjën se mund ta interpretoja si të doja. Thashë se mund ta interpretoj vetëm se jam dënuar me vdekje”, tha Diab për Al Jazeera.

Policia kroate është informuar për rastin dhe ka marrë nën mbrojtje gazetarin dhe familjes së tij.

Është vënë në alarm gjithashtu edhe Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore