Sport

Futbollisti i Bayern-it transferohet në Premier Leauge


Skuadra angleze, Crystal Palace, ka arritur marrëveshje me Bayern Munich-un për transferimin e futbollistit të tyre, Chris Richards.

Ky i fundit do t’i kushtojë arkave të klubit të Crystal Palace 8.5 milionë funte plus 3 të tjera në formë bonusesh.

Richards është një emër jo shumë i njohur, por ai shihet si një futbollist me një të ardhme të ndritur.

Bayern-i e bleu atë nga skuadra amerikane Dallas, kur Richards ishte vetëm 17 vjeçar, por me fanellën e bavarezëve pati vetëm 10 paraqitje.

Gjatë kësaj kohe, mbrojtësi amerikan ishte i huazuar edhe te skuadra e Hoffenheim-it, por tani me ardhjen e Matthijs De Ligt, hapësirat zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë, një nga personat më të rëndësishëm në këtë transferim ka qenë legjenda franceze, Patrick Viera, i cili mban postin e trajnerit te skuadra e Crystal Palace.

Ky i fundit ka këmbëngulur për transferimin e Richards, i cili është një admirues i futbollistëve të rinj me talent.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore