Aplikacione

Funksioni festiv i fshehur në iPhone


MQTech Tok ka zbuluar një funksion për të bërë urimet e Krishtlindjeve më të veçanta në iPhone.

Ky funksion është një zgjidhje ideale për të dërguar mesazhe festive gjatë këtyre ditëve të fund vitit.

Hapi i parë është të hapni aplikacionin Messages dhe të përzgjidhni personin që dëshironi të dërgoni urimin.

Pas shkrimit të urimit, mbani shtypur butonin “dërgo”, dhe ju do të shihni opsionin për të animuar mesazhin.

Pastaj, klikoni në “Screen”, përzgjidhni animacionin tuaj të preferuar dhe dërgoni mesazhin.

Për të bërë gjithçka edhe më të lehtë, keni mundësinë të dërgoni urimin tuaj të animuar te shumë persona në të njëjtën kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore