Kosova

FSK-ja i bashkohet ushtrisë amerikane në stërvitje të ashpra fizike


Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar gardës së ushtrisë amerikane nga Iowa për të kryer ushtrime fizike.

Përmes një postimi në Twitter, Iowa National Guard ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat amerikane të Iowa-s, po stërviten së bashku.

“Dita zero filloi sot herët me një vrapim 2 miljesh, shumë pompa dhe një kurs besimi. Garda Kombëtare e SHBA dhe ushtarët në detyrë aktive (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë për të fituar në krahët e tyre”.

Pas disa minutave, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, e shpërndau këtë postim, duke thënë se ushtarët e Iowa Nat Guard ju bashkuan të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjet e tyre.

“Ushtarë të IowaNatGuard dhe ushtarët në detyrë nga i gjithë vendi iu bashkuan pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore