Lajme

Franca sekuestron jahtin në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus


Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës “Rosneft”, të mërkurën mbrëma, sipas një deklarate nga Ministria Franceze e Financave.

“Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në median sociale Tëitter ministri francez i Financave Bruno Le Maire.

Jahti, i quajtur “Amore Vero” – që do të thotë “Dashuri e vërtetë” në italisht – mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.

Në fillim të kësaj jave, “Le Maire” njoftoi se Franca ka ngritur një grup pune për të vlerësuar asetet financiare dhe mallrat luksoze në pronësi të personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet e BE-së.

Për të ndjekur zhvillimet e ditës së tetë të luftimeve, kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore