Sport

Formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve


Xhiroja e parafundit e grupeve në Ligën e Kampionëve ka mbaruar mbrëmjen e kaluar, derisa UEFA e ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës së pestë.

Në portë gjendet portieri i Porto-s, Diogo Costa, i cili pati një performancë të mirë në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi me shifrat 0:4 ndaj liderit të grupit, Club Brugge.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrew Robertson, Leo Ostigard, Mateo Gabbia dhe Gonzalo Montiel.

Robertson i Liverpool-it dhuroi një ndeshje të mirë që skuadra e tij fitoi në udhëtim te Ajax me shifrat 0:3, duke dhuruar edhe një asistim.

Ostigard i Napolit, përveç që pati një paraqitje të mirë në fitoren ndaj Rangers, shënoi edhe një gol në rezultatin 3:0.

Gabbia i Milan-it gjithashtu shënoi gol në ndeshjen që kuqezinjtë e fituan në udhëtim te Dinamo Zagreb.

Dhe, Monitiel i Sevilla-s gjithashtu gjeti rrugën e rrjetës, në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me shifrat 3:0 ndaj Copenhagen.

Mesfusha përbëhet nga tre futbollistë: Marcus Edwards, Yannick Carrasco dhe Serge Gnabry.

Edwards realizoi një gol fantastik në barazimin që ekipi i tij, Sporting Lisbon e mori në udhëtim te Tottenham me shifrat 1:1.

Carrasco i Atletico Madrid-it gjithashtu realizoi gol në barazimin që spanjollët e morën në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen me shifrat 2:2.

Dhe, Gnabry i Bayern Munich-ut ishte tejet i mirë në fitoren e bavarezëve në udhëtim te Barcelona, ku anglezi dhuroi tre asistimet në fitoren 0:3.

Edhe sulmi i formacionit më të mirë të UEFA-s përbëhet nga tre futbollistë: Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Mehdi Taremi.

Messi pati një paraqitje fantastike në fitoren 7:2 të PSG-së ndaj Maccabi Haifa-s, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar po aq asistime.

Gjithashtu edhe bashkëlojtari i tij, Mbappe, shënoi dy gola në këtë takim.

Ndërsa po dy gola i gjeti edhe Taremi i Porto-s, në ndeshjen që ekipi i tij e fitoi në udhëtim te Club Brugge me shifrat 0:4.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore