Tokyo 2020

Fiji, përsëri kampionë olimpik në Rugby


Fiji janë përsëri kampionë olimpik në sportin e Rugby-t.

Sporti ‘shtatëshja e rugby-t’ po merr pjesë vetëm për herë të dytë në Olimpiadë, dhe kampionët janë përsëri të njëjtit.

Sikur në Rio 2016, edhe në Tokyo 2020, Fiji janë shpallur kampionë olimpik.

Në vitin 2016, ata fituan përballë Britanisë së Madhe, kurse sot pengesa e fundit në rrugën për medaljen e artë, ishte Zelanda e Re.

Sot, ata fituan me rezultat 27-12.

Kategoria e femrave fillon nesër, e përfundon të dielën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore