Sport

Fernando Torres fillon aventurën tjetër në futboll, tani si trajner


Ish-futbollisti i Atletico Madrid-it, Chelsea-s dhe Liverpool-it, Fernardo Torres, do të fillojë një karrierë të re në futboll, si trajner.

Torres ka shpenzuar muajt e fundit duke u përgatitur në kategori të ndryshme te skuadrat e moshave tek Atletico Madrid.

37-vjeçari gradualisht po ngjit shkallët në botën e menaxhimit. Sezoni i ardhshëm do të paraqesë një mundësi të artë për të.

Ai do të jetë trajner i ri i skuadrës U19 të Atletico Madrid-it.

“El Nino”, nga futbolli i luajtur hoqi dorë në vitin 2019, kur luante me ekipin japonez, Sagan Tosu.

Nga janari, ai ka krijuar eksperiencë në ekipet e moshave të Atletico-s.

Ai punoi me U-19 në fund të sezonit të kaluar dhe arriti t’i udhëhiqte ata drejt fitores së titullit, para Real Madrid-it.

Torres pritet të punojë me ekipin e të rinjve, dhe nëse aventura e tij është e suksesshme, ai do të jetë pasardhësi i Simeone-s në klubin “Rojiblanco”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore