Jetesë & Stil

Familja mbretërore e Jordanisë merr pjesë në konferencën e “Sun Valley 2023” në SHBA


Mbretëresha Rania e Jordanisë bashkë me familjen kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në konferencën e “Sun Valley 2023” në Idaho – ngjarje kjo që konsiderohet si elitare në fushën e ekonomisë botërore.

Mbretëresha 52-vjeçare e Jordanisë postoi një foto me bashkëshortin e saj Mbretin Abdullah, djalin e tyre të sapomartuar, Princin e Kurorës Husein dhe gruan e tij, Princeshën e sapolindur Rajwa, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

“Në ‘Luginën e Diellit’ dje”, i ka shkruar Rania në Instagram, derisa ka ndarë me ndjekësit dy imazhe të ndryshme gjatë vizitës atje.

Familja mbretërore jordaneze, të cilët më 1 qershor festuan martesën e Husseinit dhe Rajwa-s, duket se kanë udhëtuar në shtet për konferencën vjetore të “Allen & Co.”.

Samiti shquhet si “kamp veror për miliarderët” dhe ndërsa shumë detaje rreth ngjarjes ekskluzive mbeten të fshehta, përsëri vëmendja nuk mjafton – në mesin e të ftuarve më me nam në këtë vit janë edhe: Warren Buffett, Tim Cook, Sheryl Sandberg e Bob Iger.

Dy javë më parë, Gjykata Mbretërore Hashemite e Jordanisë aludoi se Mbreti Abdullah do të merrte pjesë në konferencën e Sun Valley.

“Lartmadhëria e tij Mbreti Abdullah II niset për një vizitë private, gjatë së cilës Madhëria e Tij do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Luginës së Diellit”, shkruan oborrtarët në Twitter më 28 qershor – që ndodhi të ishte ditëlindja e 29-të e Princit të Kurorës Husein.

Hussein është i diplomuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst dhe është kapiten në Forcat e Armatosura Jordaneze – Ushtria Arabe.

Përndryshe, Rajwa dhe Hussein u martuan në një martesë epike mbretërore në Aman më 1 qershor, duke e kremtuar atë me në një ceremoni tradicionale martese islame në Pallatin Zahran – ashtu si mbretëresha Rania dhe mbreti Abdullah bënë 30 vjet më parë.

Menjëherë pas ceremonisë, Gjykata Mbretërore Hashemite njoftoi se nusja e Huseinit, e lindur Rajwa Alseif, ishte zyrtarisht një princeshë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore