Lajme

Escobar pas takimit me Kurtin: Po, jemi për themelimin e Asociacionit


I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, menjëherë pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediat e Kosovës, ku ka deklaruar edhe një herë se lider i procesit negociues është Bashkimi Evropian, porse SHBA-të e mbështesin dhe gjithashtu janë për themelimin e Asociacionit të Kosovës.

“Po, Asociacioni duhet të implementohet. Të implementohet brenda ligjeve të Kosovës, por po e ngritëm edhe këtë çështje. Jam në linje me BE-në”.

Sa i përket modelit, ai shtoi se “ka në Evropë ka shumë modele të tilla”.

Amerikani është ngutur të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin shumë këtë formë të dialogut, porse nuk janë prijëse të tij.

“Ky është një proces i BE-së”, deklaroi, duket shtuar edhe se “duhet të qëndrojë në duart e Evropës”.

Gjithsesi, “ka mbështetjen e plotë të administratës amerikane”.

E gjithë ideja e këtij angazhimi diplomatik, Esocbar tha se është “të gjejmë zgjidhje që çon në stabilitet afatgjatë dhe normalizim”.

Për atë se çfarë pret nesër, tha shkurt se “nuk dua të paragjykoj bisedat”.

Megjithatë, shtoi se mund ta thotë qartë se ideja është “që të gjendet një zgjidhje” dhe se “për atë po shkojmë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore