Euro 2020

Eriksen qetëson tifozët me një mesazh në rrjetet sociale


Christian Eriksen, pas arrestit kardiak që për pak sa i mori jetën gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë, i qetësoi të gjithë nga shtrati i spitalit. Ai postoi të martën e 15 qershorit një foto, shoqëruar nga një mesazh për të gjithë tifozët.

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Unë jam mirë. Do më duhet të kryej disa analiza në spital, por unë ndihem mirë. Tani për tani, unë dua të inkurajoj djemtë e ekipit kombëtar danez për ndeshjet e ardhshme. Le të luajmë të gjithë për Danimarkën, urimet e mia më të mira, Christian”.

Natën e kaluar ai kërkoi një pizza. Shenjë e qartë se Christian Eriksen ndihet shumë më mirë. Mesfushori i Danimarkës shpëtoi nga përgjigja emergjente e Simon Kjaer dhe mjekëve. Ai po përmirësohet dita ditës.

Kjo, duke pasur parasysh momentet e terrorit të përjetuara të shtunën pasdite në stadiumin ‘Parken’ në Kopenhagen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore