Përballje

E shtuna në Premier League sjell derbin e Manchester-it


E shtuna në Premier League do jetë sjell derbin e Manchester-it

Ndeshjet e Premier League këtë të shtune janë interesante dhe fillojnë nga ora 13:30 deri në 18:30.

Ndeshja e parë do jetë kryesorja e së shtunës mes Manchester United dhe Manchester City-t, e cila fillon në ora 13:30.

Ky do jetë derbi i parë i Manchester-it për Cristiano Ronaldo-n, që nga rikthimi i tij në Old Trafford.

Manchester City synon t’i kthehet fitoreve në Premier League, pasi ndeshja e fundit përfundoi me fitoren e Crystal Palace.

Manchester United në anën tjetër ka mposhtur bindshëm Tottenham-in me rezultat 0:3 në ndeshjen e tyre të fundit në Premier League.

Derbi i fundit i Manchester United në Old Trafford nuk përfundoi mirë, pasi u poshtëruan nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Liverpool.

Në pesë ndeshjet e fundit, Manchester City ka tre fitore dhe dy humbjë, ndërsa Manchester United ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

Momentalisht, Manchester City radhiten në pozitën e tretë me 20 pikë, ndërsa Manchester United janë në vendin e pestë me 17 pikë.

Pas përfundimit të derbit të Manchester-it, do fillojë ndeshja mes Chelsea-t dhe Burnley-t në ora 16:00.

Blutë e Londrës do synojnë të marrin pikët e plota dhe të mbajnë pozitën e parë në përballjen me Burnley-n.

Chelsea do kenë problem të shënojnë gola, pasi iu mungojnë dy sulmuesit kryesorë, Romelu Lukaku dhe Timo Werner.

Deri më tani, Chelsea radhitet e para me 25 pikë, ndërsa Burnley është në vendin e 18-të me shtatë pikë.

Ndeshjet e tjera që do luhen në Premier League janë:

16:00 Brentford – Norwich

16:00 Crystal Palace – Wolves

18:30 Brighton – Newcastle

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore