Kosova

Dy vetura sulmohen në Zveçan


Policia e Kosovës.

Dy vetura është raportuar se janë sulmuar nga persona të panjohur, të martën në Zveçan.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhej në raportin policor.

Kurse, rreth orës 23:30 dy persona derisa kanë qenë në veturën e tyre me targa vendore, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me shkopinj bejsbolli, shufra metalike, kubëza dhe gurë.

“Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme materiale në veturë, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet tutje në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Edhe të hënën, policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Zveçan është sulmuar policia nga protestuesit serbë, derisa një veturë po patrullonte.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveçanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit”.

“Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion”.

Teksa ka thënë se nuk ka të lënduar dhe rasti ka filluar të hetohet nga institucionet kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore