Lajme

“Do të doja që këtë festë të isha me serbët”, Petkoviç-it i ndalohet hyrja në Kosovë


Drejtori të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë.

“Do të doja për këtë festë të isha me serbët e Kosovës, por politika e pakuptimtë e Prishtinës më pengoi”, tha ai, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“E pamundur për mua. Ishte një vizitë feste, e cila në vetvete mbart mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi, mes të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, pa dallim feje apo kombi”.

Ndërkaq anulimin e vizitës së Petkoviç e ka konfirmuar Leutrim Sahiti, këshilltari politik i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë”, tha Sahiti për media në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore