Jetesë & Stil

“Djemtë e mi po i mësoj të duan më shumë gratë e tyre sesa mua”


“Unë kam tre djem dhe po i rris ata, duke u mësuar që të duan gratë e tyre më shumë sesa mua”, shprehet Nikki Pennington, e cila është një bloggere. Ajo i kalon ditët, duke u përpjekur t’i inkurajojë dhe frymëzojë të tjerët.

“Një ditë”, thotë Pennington, “secili djalë do të më lërë për të. Ndaj po përgatitem që tani t’i lë në duart e këtyre grave. Gratë që nuk do të kenë kujtime prej tyre kur ishin të vegjël”.

“Asnjëra prej tyre, nuk do ta dijë që përgjatë këtyre viteve unë jam duke rritur llojin e burrave, për të cilët kanë ëndërruar”, apo, thotë blogger-ja, “asnjëra prej tyre, nuk do ta dijë se kam kaluar gjithë këto vite, të gjitha këto net pa gjumë duke rritur llojin e burrave të ëndrrave të tyre”.

Në vijim, ajo thotë se beson se gjëja “largo dhe shkëput” fillon kur ata janë të rinj, jo ndërsa plaken. Kështu që kam nevojë që djemtë e mi të dinë që nëna e tyre do të jetë gjithmonë këtu, por e kuptojnë që nëna e tyre nuk do të jetë gjithmonë e vetmja e tyre.

Kjo është në rregull për Pennington-in.

“Është detyra ime si nënë e tyre t’u jap atyre këtë jetë të bukur plot kujtime dhe dashuri të pakushtëzuar. Për t’i ndihmuar ata të vendosin qëllime dhe të besojnë tek ëndrrat e tyre. Nuk është detyra ime t’u tregoj atyre kë të duan”.

Blogger-ja thotë se “kur ata të zgjedhin, unë dua që djemtë e mi t’i duan gratë e tyre pa kushte dhe pa ndonjë rezervë që unë të ndihem më e dashur më pak. Unë dua që secili të dijë se është në rregull që ai të qëndrojë pranë saj dhe të jetë gjithmonë në cepin e saj. Unë dua që ajo të bëhet e vetmja e tij”.

“Është detyra ime të rris burra që do t’i duan plotësisht gratë e tyre. Burra që nuk do ta ndiejnë kurrë nevojën për të zgjedhur midis gruas dhe nënës, të cilët në vend të kësaj e dinë se mund të na duan të dyve”.

Unë dua që ata të dinë të duan më shumë gratë e tyre nuk do të thotë se nuk më duan mua. Do të thotë që unë e kam rritur secilin të jetë lloji i burrit që i duhet gruas së tij, lloji i burrit që di vlerën e gruas së tij, lloji i njeriut që nuk do ta ndiejë kurrë nevojën për të zgjedhur, sepse zgjedhja u bë ditën kur ata shkëmbyen zotimet dhe u bënë një, shprehet blogger-ja.

“Shpresoj se i kam rritur djemtë e mi aq mirë saqë një ditë, nëse krijohet situata, secili do të zgjidhte gruan e tij mbi mua, çdo herë. Unë jam duke rritur djemtë e mi për t’u bashkuar me gratë e tyre dhe nuk do t’i dua më pak për këtë”, thotë ajo.

Pennington përmbyll se “unë dua që bijtë e mi të dinë se ata që duan, unë e dua. Dhe pa marrë parasysh çfarë, unë do të jem gjithmonë nëna e tyre – atje në distancë inkurajoj djemtë që rrita në burra që i duan gratë e tyre më shumë, çdo herë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore