Sport

Di Maria shumë pranë transferimit në Barcelonë


Ndonëse ishte thuajse i sigurt kalimi i Angel Di Maria-s në Juventus, tani kjo me shumë gjasë nuk do të ndodhë.

Argjentinasi tani është një futbollist i lirë, pasi që nuk vazhdoi kontratën me Paris Saint Germain, e cila i skadon me 30 qershor.

Në këtë mënyrë, të gjitha mediat ishin të bindura që kalimi i Di Maria-s te Juventus-i është vetëm çështje kohe, megjithatë duket se destinacioni i 34 vjeçarit duket të jetë Barcelona.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit Italian kanë mbetur të irrituar, të cilët sipas mediave në Itali, i kanë kërkuar argjentinasit një përgjigjje brenda 24 orëve.

Pra mbetet të shihet në orët në vazhdim se a do të rikthehet në La Liga mesfushori 34 vjeçar, aty ku kaloi katër vite me Real Madrid-in.

Ndërkaq, Di Maria kaloi shtatë sezone me ekipin e Parisit, prej të cilave regjistroi 295 paraqitje, duke shënuar 92 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore