Lajme

Dënohet me burgim të përjetshëm neo-nazisti gjerman


Neo-nazisti gjerman Stephan E. është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ka vrarë, Walter Lübcke, guvernatorin rajonal të Hesse-it, në vitin 2019.

Gjyqi ka ngritur pikëpyetje në lidhje me aftësinë e autoriteteve gjermane për të ndjekur ekstremistët.

Ky është gjyqi i parë në Gjermani për vrasje politike që nga viti 1970.

Gjykatësi i çështjes e pranoi “peshën e veçantë” të fajit të autorit të krimit.

Familja e të vrarit ishte e pranishme në gjyq si palë bashkë-paditëse. Gjykatësi e vlerësoi praninë e tyre në seancë.

“Gjykimi ishte i vështirë dhe i dhimbshëm për ta. Kjo nuk ndryshoi asgjë në lidhje me detyrën tonë, e cila ishte gjithashtu e vështirë”, u shpreh ai.

Vrasja e Walter Lübcke-s, solli në vëmendje potencialin e dhunshëm të skenës neo-naziste në Gjermani.

Sipas mediave gjermane, agjencitë e inteligjencës kanë dështuar në mbajtjen nën kontroll të ekstremistëve.

Lübcke, ishte një figurë e kritikuar nga ekstremi i djathtë pas fjalimit të tij në 2015-ën. Ai mbrojti vendimin për të strehuar refugjatë nga lufta në Siri.

Familja e guvernatorit është ankuar se ai ka qenë i pambrojtur nga agjencitë e inteligjencës. Ai u qëllua për vdekje në hyrjen e shtëpisë së tij në qershor të 2019-ës.

Organizatat anti-raciste ishin të pranishme jashtë gjykatës duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj procesit.

Autori i krimit ishte liruar më parë nga akuzat për tentativën e vrasjes ndaj një refugjati iraken.

Neo-nazisti, i cili jetonte në një zonë ku kishte histori sulmesh të dhunshme ndaj njerëzve me origjinë arabe dhe turke, ishte marrë në pyetje në atë kohë, por nuk u arrestua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore