Përballje

Danilo shënon autogol, barazon rezultatin mes PSG-së dhe Benfica-s


Foto: Anne-Christine POUJOULAT / AFP

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi kundër Benfica-s me anë të golit të Lionel Messi-t në minutën e 21-të.

Goli erdhi nga një kombinim i tre sulmuesve, Mbappe pasoi te Neymar, ky i fundit te Messi, dhe argjentinasi shënoi një gol fantastik nga një distancë jo e afërt.

Deri më tani, edhe Benfica ka pasur mundësi të shumta shënimi, por nuk i shfrytëzuan sic duhet.

Në anën tjetër, Messi shfrytëzoi mrekullisht mundësinë që i erdhi.

Danilo i PSG-së ka barazuar rezultatin në ndeshjen mes Benficës dhe PSG-së.

Në minutën e 41-të, portugezi i PSG-së shënoi autogol për të barazuar rezultatin në 1:1.

Lajmi në përditësim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore