Shqipëria

Çuçi pas takimit me homologun arab: Siguria dhe liberalizimi i vizave, në fokus


“Jemi gati për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe, për më shumë mundësi dhe efektivitet në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit, por edhe për shkëmbim njohurish dhe modernizim të teknologjisë në Policinë e Shtetit”.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi, pasi u takua me homologun e tij, sheikun Saif bin Zayed Al Nahya në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Çuçit bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka mpakte edhe në zhvillimin e ekonomisë.

Ndër të tjera temë diskutimi ka qenë dhe marrëveshja për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Bashkëpunimi ynë në këto fusha sjell mpakte pozitive edhe për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit”, theksoi ministri Çuçi duke përmbyllur fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore