Jetesë & Stil

Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë


Blogerja dhe sipërmarrësja më e famshme italiane, Chiara Ferragni, ka sjellë në jetën foshnjen e saj  të dytë. Lajmin e pritjes, çifti e dha në tetor të vitit të kaluar përmes një fotoje shumë të ëmbël.

Këtë lajm kaq të bukur e ka konfirmuar vetë bukuroshja italiane përmes një postimi në Instagram. Chiara nuk është treguar aspak fanatike duke zbuluar për të gjithë botën portetin e vajzës së tyre, e cila quhet Vittoria.

Kujtojmë se çifti i famshëm janë edhe prindër të një djali mjaft çapkën, të quajtur Leone. Vogëlushi ka ardhur në jetë në vitin 2018-të dhe tashmë sapo ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme të vëllait të madh.

Kujtojmë se 31-vjeçarja është themeluese e theblondesalad.com, një blog mbi modën, që është kthyer në një biznes global me pakicë, me 17 milionë ndjekës në Instagram, ekuivalent me popullsinë e Hollandës. Ajo është e martuar me reperin italian, Fedez.

Ferrgani filloi të bënte fotografi jashtë sfilatave të modës, dhe t’i ndante ato me miqtë. Tashmë zyra e saj ndodhet në Palazzo dell’Informazione.

Kanë kaluar 10 vjet që kur Ferragni filloi të shkruajë blogun e saj, në italisht dhe anglisht, ndërsa studionte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Bocconi të Milanos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore