Përballje

Chelsea fiton në minutat e fundit përballë Southampton-it


Pas ndeshjes mes Manchester United dhe Everton, katër ndeshjet e radhës të Premier League ishin interesante.

Ndeshja mes Chelsea-t dhe Southampton-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

Golin e parë e shënuan blutë e Londrës në minutën e nëntë me anë të 22-vjeçarit Trevoh Chalobah.

32 minuta pas golit të parë, Chelsea shënuan përsëri me Timo Werner, por pas konsultimeve mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR, goli u anulua.

Pjesa e dytë ishte me më shumë mundësi dhe gola.

Në minutën e 61-të James Ward-Proëse barazoi rezultatin për Southampton nga pika e bardhë e penaltisë.

Ndërsa, në minutën e 77-të, realizuesi i golit të barazimit, James Ward-Prowse, u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Southampton provuan ta mbajnë rezultatin e barabartë, por Timo Werner arriti t’i jap epërsinë Chelsea-t në minutën e 84-të.

Pas vetëm pesë minutash, Ben Chilwell shënoi për të thelluar epërsinë, dhe për rezultatin final 3:1.

Në ndeshjet e tjera, Wolves ka fituar me rezultat 2:1 kundër Newcastle, Leeds fitoi 1:0 përballë Watford dhe ndeshja Burnley – Norwich përfundoi pa gola.

Në 18:30 do fillojë ndeshja e fundit e së shtunës në Premier League mes Brighton-it dhe Arsenal-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore