Sport

Chelsea dhe Real Madrid në negociata për huazimin e Eden Hazard


Chelsea dhe Real Madrid janë në bisedime për të kompletuar huazimin e Eden Hazard.

Skuadra londineze kërkon rikthimin e Eden Hazard në “Stamford Bridge” për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të Ramon Alvarez, skuadrat tashmë janë në negociata për të kompletuar dëshirën e bluve të Londrës.

Sipas tij, nëse transferimi do të ndodhë, atëherë do të jetë në formë huazimi.

Përkundër që aventura e tij te Real Madrid-i nuk ka shkuar ashtu siç duhet, madrilenët nuk dëshirojnë të humbin shërbimet e tij menjëherë.

Në këtë mënyrë, ata dëshirojnë që Hazard-in ta largojnë në huazim pa të drejtë blerje për një vit te Chelsea, dhe nëse ai aty gjen paraqitjet e dikurshme – atëherë skuadra nga “Santiago Bernabeu” do të mendojë rikthimin e tij.

Chelsea janë mëse të lumtur që të pranojnë këtë ofertë, pasi siç e kanë bërë të ditur kur u largua belgu, dera për të do të jetë gjithmonë e hapur në Londër.

Për Hazard, ky do të ishte një rikthim në shtëpi pas tri sezoneve pak a shumë të dështuara te Real Madrid-i.

Në Londër, Eden do të kërkojë që të gjejë formën e dikurshme dhe ndoshta edhe të mbetet aty më gjatë se huazimi.

Marrëveshja pritet të arrihet shumë shpejtë, për shkak se klubet e përmendura gëzojnë marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore