Sport

Bundesliga/ Triumfon Dortmund-i, Wolfsburg-u bie në shtëpi


Përfundojnë katër sfidat e para të të shtunës në Bundesliga. Dorussia Dortmund-it ka arritur të triumfojë përballë Augsburg-ut. Wolfsburg-u ka humbur në shtëpi përballë Borussia Monchengladbach-ut.

Ndeshjet u luajtën për llogari të javës së shtatë në Bundesliga. Fitorja e ngjiti Dortmund-in në vendin e dytë pas Bayern Munich-ut. Freiburg-u gjithashtu u ngjit në vendin e tretë pas triumfit ndaj Hertha-s.

Dortmund-i fitoi me rezultatin 2-1 përballë Augsburg-ut. Penalltia e Raphael Guerrero-s dhe goli i Julian Brandt-it i dhanë fitoren verdhezinjëve. Për miqtë golin e vetëm e shënoi Andi Zeqiri.

M’gladbach-u fitoi me shifrat 3-1 në transfertën e Wolfsburg-ut. Breel Embolo, Jonas Hofmann dhe Joseph Scally shënuan golat për miqtë. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Luca Waldschmidt-i.

Freiburg-u mundi 2-1 Hertha-n në Berlin. Për miqtë shënuan Philipp Lienhart-i dhe Nils Petersen-i. Krzysztof Piatek-u shënoi golin për Hertha-n.

Stuttgart-i fitoi me shifrat 3-1 përballë Hoffenheim-it. Marc-Oliver Kempf-i, Konstantinos Mavropanos dhe Roberto Massimo shënuan për vendasit. Jacob Bruun Larsen-i shënoi golin e vetëm të miqëve.

Renditja e Bundesliga pas ndeshjeve të të shtunës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore