Sport

Bundesliga/ E shtuna sjell në fushën e blertë pretendentët për titullin kampion


Gjashtë ndeshje janë programuar për t’u luajtur në Bundesliga këtë të shtunë. Ndeshjet do të luhen për javën e 10 të kampionatit.

Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë Bayern Munich-u, Borussia Dortmund-i, Bayer Leverkusen-i, Leipzig-u, apo dhe Freiburg-u.

Pesë ndeshje do të luhen duke filluar nga ora 15:30 dhe një nga ora 18:30.

Bayern-i do të presë në shtëpi Unionin Berlin-in. Dortmund-i përballet me Koln-in në “Signal Iduna Park”. “Aspirinat” e Leverkusen-it do të presin Wolfsburg-un. Freiburg-u pret në “Europa-Park” skuadrën e Mainz-it.

Ndeshja e fundit e të shtunës në Bundesliga, ajo e orës 18:30 do të luhet mes Eintracht Frankfurt-it dhe Leipzig-ut.

Të premten u luajt ndeshja e parë për javën e 10 në Bundesliga, mes Hoffenheim-it dhe Hertha-s, e përfunduar në shifrat 2-0 për vendasit.

Të dielën do të përballen:

Augsburg – Stuttgart

Borussia Monchengladbach – Bochum

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore