Lajme

Brukseli synon të vaksinojë 70% të të rriturve të BE-së deri në verë


Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) duhet të synojnë të vaksinojë rreth  70% të popullatës së rritur kundër COVID-19 deri në verë, rekomandoi Komisioni Evropian (KE), më 19 janar.

Drejtuesit ekzekutivë të BE-së konfirmuan se do të punonin për të rritur kapacitetin e prodhuesve të vaksinave. Mund të përfshihen përshpejtohen procedurat rregullatorë për të autorizuar këto kompani.

80% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç dhe 80% e punonjësve të kujdesit shëndetësor duhet gjithashtu të vaksinohen në secilin shtet të BE deri në muajin mars, shtoi KE-ja.

Secila nga 27 qeveritë e BE-së po menaxhon  fushatën e saj  të vaksinimit, në bazë të  ritmit dhe prioriteteve të secilit grup.

“Do të duhet kohë derisa të vaksinohen të gjithë evropianët,” tha komisionerja e shëndetit e BE-së,  Stella Kyriakides.

Ajo shtoi se testimi dhe segmentimi i popullatës  duhet të përshkallëzohet.

Komisioni  përmbylli duke thënë se po punonte me shtetet e BE-së për të miratuar një qasje të përbashkët deri në fund të muajit për certifikatat e vaksinimit për të lehtësuar udhëtimet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore