Sport

Britania e madhe vazhdon dominimin në lundrimin me vela


Britania e madhe nuk po ndal dominimin e tyre në kategorinë e anijeve me vela në lundrim.

Në një sport tradicionalisht të dominuar nga Britanezët, asgjë nuk ndryshoi as në “Tokyo 2020”.

Vendi i katërt në garën e fundit, ishte i mjaftueshëm që Giles Scott të fitonte përsëri të artën.

Me këtë paraqitje, ai arriti që me tre pikë, të lë prapa lundruesin hungarez, Zsombor Berecz.

Berecz fitoi të argjendtën, kurse dominimin Evropian në këtë garë, e mbylli Joan Cardona Mendez.

Në garën e fundit, spanjolli arriti që me një paraqitje shumë të mirë, të sigurojë vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore