Përballje

Bora në Berlin i sjell fat Bayern-it, fitojnë përsëri


Bavarezët shënojnë fitoren e pestë radhazi pas fitores minimale 0-1 në fushën e Hertha-s.

Të zgjedhurit e Flick kishin mundësi që të kalonin në epërsi qysh në minutën e 12-të përmes Lewandowski-t, por polaku dështoi nga pika e bardhë.

17 minuta më vonë, pas një pasimi të Muller, Coman arriti të gjej golin nga pak centimetra jashtë zonës dhe i dha Bayern-it avantazhin.

Deri në fund të ndeshjes nuk ndryshoi asgjë në rezultat edhe pse dy skuadrat kishin mundësi reale për të shënuar.

Me këtë fitore, Bayern e thellon epërsinë në vendin e parë, duke shkuar plus dhjetë me Leipzig-un e vendit të dytë.

Bavarezët po shkojnë sigurt rreth titullit të nëntë rradhazi në Bundesliga.

Pas kësaj ndeshje, Bayern udhëton për në Katar, ku do ndeshen me Al-Ahly në kuadër të kupës së botës për klube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore