Sport

Bonucci: City tentoi nënshkrimin tim këtë merkato vere


Mbrojtësi i Juventus-it dhe kampioni i Evropës, me Italinë, ka zbuluar se Manchester City ka tentuar dy herë nënshkrimin me të.

34-vjeçari ka shijuar një karrierë të mbushur me tituj te Juventus-i, duke refuzuar shumë oferta nga klube të mëdha.

Me Italinë, Bonucci ka 111 paraqitje, të cilat i kurorëzoi me triumfin në EURO 2020.

Të mërkurën, Bonucci kishte një paraqitje shumë të mirë, me Juventus-in e plot mungesave, që mposhti Chelsea-n në fazën e grupeve të Champions Legue.

Ndeshja e të mërkurës ishte vetëm e treta në karrierën e Leonardo-s përballë Chelsea-t, me vitin 2012 që kishte parë dy ndeshjet e tij të para përballë bluve.

Por, siç zbulon ai, ndeshjet kundër londinezëve mund të kishin qenë shumë më të shpeshta.

Kur Pep Guardiola për herë të parë shkoi te City në vitin 2016, ai ishte shumë afër që të siguronte shërbimet e Bonucci-t nga “Zonja e Vjetër”.

Dy tentativa më shumë do të bëheshin në vitet pasardhëse, por transferimi nuk u arrit asnjëherë.

“E kisha ëndërr që të stërvitesha nga Pep”, tha Bonuci.

“Në vitin 2016 isha shumë afër që të bashkohesha me City-n”, zbuloi Bonucci, “arritëm marrëveshja dhe të gjitha, por në fund, Juventus-i vendosi që të mos pranojë”.

“Vendosëm të qëndronim së bashku”.

“Pastaj, u bashkova me Milan-in”, zbuloi Bonucci, “mund të shkoja te City, por i premtova Milan-it”.

Bonucci gjatë kohës te AC Milan

Ai zbulon se përsëri kishte biseduar me Guardiola-n gjatë verës.

“Ai më thirri mua, por unë i thashë që ‘Juventus-i’ është shtëpia ime. Jam i lumtur këtu”.

“Doja të ktheja kohën që humba te Milan-i për një vit”, tha Leonardo.

“Të bëhem simbol i Juventus-it përsëri është gjëja më e mirë që mund të bëj në karrierë”, e mbylli fjalën 34-vjeçari italian.

Ai ka fituar përsëri vendin e titullarit, krah të riut Matthijs De Ligt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore