Bota

Bllokimi i Suezit: Autoritetet duhet të largojnë 20 mijë metra kub rërë


Kjo foto e lëshuar nga Autoriteti i Kanalit të Suezit të Premten, 26 mars 2021, tregon Ever Given, një anije mallrash me flamur Panama, pasi u fut në përtej Kanalit të Suezit dhe bllokoi trafikun në rrugën kryesore të ujit

Deri në 20 mijё metra kub rërë në Kanalin e Suezit duhet të hiqen për të liruar anijen gjigande të kontejnerëve që ka mbetur e bllokuar që nga e marta, sipas autoriteteve të kanalit.

Ever Given, një anije mallrash pothuajse e gjatё sa Empire State Building, u përplas në kanalin egjiptian pasi u kap nga erërat me shpejtёsi 70 kilometra nё orё dhe një stuhi rëre që shkaktoi shikueshmёri dhe lundrim të dobët.

Kontenieri “Ever Given” i bllokuar nё Kanalin e Suezit ka bllokuar 9.6 miliardё dollarё mallra qё kalojnё çdo ditё, sipas tё dhёnave tё transportit.

E llogaritur nё 400 milionё dollarё tregti nё orё, përgjatë rrugë kalimi jetik midis lindjes dhe perëndimit.

Megjithë përpjekjet për të liruar anijen, mund të duhen javë për t’a hequr, sipas ekspertëve.

Ever Given, operuar nga kompania tajvaneze Evergreen Marine, është gjatësia e katër fushave të futbollit dhe një prej kontenierёve më të mëdhenj në botë. Anija 200 mijё ton mund të mbajë 20 mijё kontejnerë.

Bllokimi i saj ka shkaktuar trafik tё madh anijesh të tjera që përpiqen të kalojnë përmes Kanalit të Suezit

Kanali, i cili ndan Afrikën nga Lindja e Mesme dhe Azinë, është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë, me rreth 12% të tregtisë totale globale që lëviz nëpër të.

Sipas të dhënave të gjurmimit të Listës Lloyd, më shumë se 160 anije presin në të dy skajet e kanalit. Nga tё cilat 41 tё transportit tё mallrave dhe 24 anije cisterna.

Së bashku me naftën, pjesё e trafikut janё dhe produkte të konsumit të tilla si veshje, mobilje, përbërës të prodhimit dhe pjesë makinash.

Sipas sekretarit tё përgjithshëm tё Dhomës Ndërkombëtare të Transportit, Guy Platten kontenierёt po devijojnё drejt majës jugore të Afrikës, Kepin e Shpresës së Mirë. Njё udhёtim 3 mijё e 500 milje, i cili shkon rreth 12 ditё.

Platten shtoi se pengesa do të ketё “efekte të mëdha në botën reale në zinxhirin e furnizimit”, duke shpjeguar në fund të fundit se konsumatorët do të ishin ata qё do tё mbanin kostot.

Ever Given ishte planifikuar të mbërrinte në portin e Felixstowe në fillim të prillit.

Anijet e kontejnerëve janë dyfishuar në përmasa në dekadën e kaluar ndërsa tregtia globale zgjerohet, duke e bërë punën e lëvizjes së tyre shumë më të vështirë kur bllokohen.

Disa kompani do të marrin në konsideratë fluturimin e mallrave të zëvendësimit për produkte me vlerë më të lartë, ose transportimin e tyre përmes trenave.

Dy kompani të mëdha transporti, Maersk dhe Hapag-Lloyd, thanë se po kërkojnë mundësi për të shmangur Kanalin e Suezit.

Autoriteti i Kanalit Suez të Egjiptit (SCA) tha se po bënte gjithçka që mundej për të zhvendosur anijen me anije tërheqëse, gërmues dhe pajisje të rënda për lëvizjen e tokës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore