Lajme

Bjellorusi/ Referendumi miraton propozimin për heqjen dorë nga statusi jo-bërthamor


Në Bjellorusi, referendumi i ka hapur rrugën ish-shtetit sovjetik dhe aleatit aktual të Kremlin-it për të marrë armë bërthamore për herë të parë që kur vendi fitoi pavarësinë në vitin 1990.

Referendumi i mbajtur të dielën e 27 shkurtit ka konfirmuar planet që Bjellorusia të miratojë një kushtetutë të re që heq statusin e saj aktual jo-bërthamor.

Mirëpo, kjo lëvizje ka implikime serioze për përhapjen dhe potencialisht e bën Bjellorusinë një zonë skenike për sulmin rus në Ukrainë.

Referendumi gjithashtu vulos kohën e presidentit Alexander Lukashenko në detyrë deri në vitin 2035.

Ky i fundit ka qenë në pushtet që nga viti 1994.

Kanë qenë vitet 1994 dhe 1996, kur ish-shtetet sovjetike Bjellorusia, Ukraina dhe Kazakistani ranë dakord të heqin dorë nga armët bërthamore në këmbim të garancive të sigurisë.

Tanimë, këto garanci janë thyer.

 

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore