Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten, uroi partinë nacionaliste të krahut të djathtë VMRO-DPMNE për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut, derisa shprehu gatishmërinë për të punuar bashkërisht drejt forcimit të të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal.
“Urime VMRO-DPMNE-së për fitoren e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe për mandatin e ardhshëm për të formuar qeverinë e re të koalicionit. Kosova është e gatshme të punojë bashkërisht drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, shkroi ai.
VMRO DPMNE-ja shënoi fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj 2024 në Maqedoninë e Veriut, ku mori mbi 43 për qind të votave, apo 59 mandate nga 120 sa numëron Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Në ciklin e ri elektoral në Maqedoninë e Verion morën pjesën dy koalicione shqiptare, përkatësisht koalicioni VLEN dhe Fronti Evropian.
Përderisa Fronti Evropian nën udhëheqjen e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mori 18 mandate në legjislativin maqedonas, koalicioni i partive opozitare shqiptare arriti të sigurojë 13 mandate, ndonëse u mbështet fort edhe nga autoritetet qendrore të Kosovës. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, parapëlqen të marrë në bashkëqeverisje VLEN-in.
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
Liderët globalë shprehin ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën