Jetesë & Stil

Billie Eilish “e shokuar” me paraqitjen e Jennifer Lopez


Billie Eilish, Jennifer Lopez - Artiste

Këngëtarja latine, Jennifer Lopez mund të ketë një burrë të ri – por kurrë një fanse të re si kolegia e saj, Billie Eilish.

Kështu të paktën tregojnë pamjet virale në rrjet, ndërsa 52-vjeçarja shihet duke pushtuar skenën e “MTV VMAs 2021”, nën duartrokitje të të pranishmëve në sallë, ndërsa vetëm një person po shikonte me habi dhe për më tepër, pa emocion e duartrokitje, ishte kjo 19 vjeçja, Billie Eilish.

Jennifer Lopez – “MTV VMAs 2021”.

Kamerat e MTV-së, kanë zënë një moment kur Eilish, duket absolutisht e pa entuziazmuar dhe në vend të duartrokitjes ajo fërkon gishtat shoqëruar me një mimikë të fytyrës jo edhe komforte.

https://www.youtube.com/watch?v=LwICRbjZKDI

Ky moment u komentua gjerë e gjatë në rrjete sociale dhe ishin të shumtë fansat që e përkrahën Eilish, ndërsa nuk hezituan ta quajnë si “momenti më ikonik i mbrëmjes”.

“Billie ka shije,” shkroi një komentues, ndërsa një tjetër, i quajtur Joel Alexander, tha: “Këtu është momenti më i mirë i natës. Gëzohem që nuk jam i vetmi që jam i sëmurë nga J Lo”.

Të shumtë ishin komentuesit të cilët kanë shpërndarë videon e reagimit të Billie Eilish, ndërsa kanë shkruajtur – “Unë. Pikërisht unë do të reagoja njësoj nëse do ta shihja Jennifer Lopez në skenë”.

Gjithsesi, pos kësaj, Eilish, e cila ishte prezantuese e ceremonisë së sivjetshme të ndarjes së çmimeve “MTV VMAs 2021”, ka surprizuar të gjithë, teksa është paraqitur me një veshje super të thjeshtë.

Ndryshe nga se jemi mësuar që prezantueset të moderojnë evenimentin me fustane plot glamur dhe shumë ekstravagantë, Billie, kishte vendosur të vishej e tëra me të zeza dhe si zakonisht me një masë të madhe e të gjerë të rrobave të saj.

Shumë komentues kanë përkrahur Billie-n për “mos dalje nga vetja” dhe stilit që ajo gjithmonë i qëndron besnike, por kishte edhe nga ata të cilët kanë thënë se për një natë kaq speciale si kjo e “VMAs 2021”, këngëtarja do të duhej të paraqitej e veshur “pak më mirë”.

Billie Eilish – “MTV VMAs 2021”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore