Jetesë & Stil

Ben Affleck dhe Jlo së bashku


Aktorja, këngëtarja dhe kërcimtarja Jennifer Lopez së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për artin që bën, por edhe për historitë e saj të dashurisë.

Me sa duket, Jennifer është përsëri në një lidhje dashurie me aktorin, tekstshkruesin dhe regjizorin Ben Affleck.

Burime të afërta me dyshen kanë pohuar për “Us Weekly” se ata po shoqërohen me njëri tjetrin por kanë vendosur të mos e emërtojnë marrëdhënien e tyre.

“Aktualisht po i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe po takohen sa më shëpesh, përpara se të bëjnë publike lidhjen e tyre. Ishte ideja e Benit që të kalonin disa ditë në Montana, një vend që ai e dashuron . Është e qartë që kanë rënë brenda, por nuk duan ta emërtojnë lidhjen e tyre sepse do krijonte shumë presion. Kur të vijë koha e duhur, mbase pas dy muajsh, do e bëjnë lidhjen publike dhe do dalin dorë për dore” , është thënë për “Us Weekly”.

Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur pjesë e kësaj historie u bë edhe miku i tyre i përbashkët, aktori Matt Damon i cili u pyet se çfarë po ndodh mes J-Lo dhe Affleck.

Prezantuesja e njohur, Em Rusciano, ka reaguar dhe ka hedhur poshtë aludimet duke shprehur se kjo në fakt është një marifet publiciteti.

Ajo shtoi se kishte marrë një mesazh nga burime të afërta me J.Lo, që ka mohuar të ketë një romancë mes divës së muzikës pop dhe Affleck.

Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez thuhet se ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore