Bota

Bangladesh: 5 protestues qëllohen për vdekje nga policia


Të paktën pesë persona janë qëlluar për vdekje dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri, në Bangladeshin juglindor.

Policia ka hapur zjarr ndaj punëtorëve që protestuan për rritje page, pwr orët e punës dhe diskriminimin e pretenduar, në termocentralin e mbështetur nga kinezët.

Azizul Islami, shefi i policisë në Banshkhali, tha se rreth 2 mijë protestues hodhën gurë dhe tulla ndaj policisë, të cilëve iu përgjigjën me armë zjarri.

Katër persona u qëlluan më plumba në trup dhe më pas u dërguan në spitalin kryesor të Banshkhali, ku po trajtohen 12 protestues të tjerë të plagosur.

Policia konfirmoi dhe vdekjen e një tjetër protestuesi, si dhe plagosjen e 19 prej tyre, përfshirë tre policë, në Chittagong.

Termocentrali prej 2.4 miliardë dollarësh, i vendosur 265 km (165 milje) në juglindje të kryeqytetit, Daka, është burimi kryesor i investimeve të huaja në Bangladesh.

Aktivistët e të drejtave të punëtorëve shprehen se impianti nuk i plotëson rregullat e mjedisit. Madje u ndërtua pa konsultim publik.

Kjo ka qenë në qendër të protestave vdekjeprurëse në vitet e fundit.

Në vitin 2016, SEPCOIII Electric Power Construction e Kinës nënshkroi marrëveshjen me S Alam Group, një konglomerat nga Bangladeshi i cili ishte përgjegjës për ndërtimin në vend.

Në po këtë vit, katër demonstrues u vranë  pasi kundërshtuan ndërtimin e tij .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore