Bota

Azilkërkuesit në Qipro kërkojnë lirimin nga kampi i refugjateve


Qipro po përballet me një numër të lartë azilkërkuesish.

Qeveria ka marrë masa për të përshpejtuar procesin e azilantëve. Migrantët tregojnë kushtet e vështira në kampin e pritjes duke kërkuar lirimin e tyre.

Sipas tyre, azilantët janë lënë jashtë në të ftohtë dhe ushqehen vetëm një herë në mëngjes.

Vitin e kaluar, vendi priti rreth 1.1 milion migrantë dhe mori 7 mijë kërkesa për azil, ku shumë prej tyre ishin sirianë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore